7 Gusht 2023

Pas lajmit për fillimin e punimeve për ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës, në një hapsirë lulishte, ka reaguar edhe kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi.

“10 muaj më parë kur denoncova shkatërrimin e lulishtes së fundit në Tiranë, shumëkush nuk e mori seriozisht.”,- shkruan Këlliçi në një postim në Facebook ku ka shpërndarë edhe denoncimin e bërë kohë më parë.

Postimi i Belind Këlliçit:

“10 muaj më parë kur denoncova shkatërrimin e lulishtes së fundit në Tiranë, shumëkush nuk e mori seriozisht.

Nga sot, zyrtarisht fëmijët dhe nënat e shumta që frekuentonin këtë lulishte, nuk do ta kenë më as ishullin e fundit të gjelbër brenda perimetrit urban të Tiranës.

Erion Veliaj ky armik i qytetit tonë, ky hajdut i taksave dhe hapësirave tona publike, shumë shpejt do duhet të dalë përpara drejtësisë.”

Nga OraNews