Kujtim Gjuzi: – ULTIMATUM

Kujtim Gjuzi apel Metës: Kam fletën e votimit gati, ke 90 minuta kohë për të…

9 QERSHOR 2021

Deputeti Kujtim Gjuzi gjatë fjalës së tij në ka bërë thirrje Ilir Metës që të reflektojë deri në momentin e fundit përpara votimit nga Parlamentit për shkarkimin.

Në fjalën e tij, Gjuzi i bëri thirrje Metës që reflektojë dhe të japë dorëheqjen si president.

“Ke në dorë 90 minuta, një dorëheqje e juaja, ju rikthen në qytetërim, unë jam lojtar i minutës së fundit, e do ta mbaj fletën e votimit aty. Adriatik, ke konflikt interesi që reagon se je nga Skrapari. Unë bëra ndasi midis lavjerrësit majtas e djathtas, por ke dhënë ndihmesë në demokraci, nuk e ke lënë Sali Berishën që të drejtojë 12 vjet. Do të ikësh jo me votën e Parlamentit, por me shtetin e së drejtës për Gjykatën Kushtetuese”, tha Gjuzi.

Ai theksoi se Meta ia bëri borxh shkarkimin me deklaratat e tij me kosa e prerje kokash.

“Më mirë vonë se kurrë, thonë shkodranët. Meta u bë deputet, kryeministër dhe president, ka marrë postet më të larta të shtetit shqiptar. Disa herë i është kërkuar Metës që të tërhiqet.

Pse fut hundët në zgjedhje, pse bën ndasi, pse mbështetet vetëm bashkëshorten tuaj dhe partinë që ajo drejton. E ke bërë borxh shkarkimin. Dorëheqja të rikthen në qytetërim. Mirëpo, ke bërë nder në demokraci, sepse nuk e ke lënë Berishën të drejtojë për 12 vjet. Ti do ikësh përmes Gjykatës Kushtetuese dhe jo me votën e parlamentit”, deklaroi Gjuzi.