29 Qershor 2026

Kush deshiron (ose eshte porositur) eshte i lire nga Kushtetuta te dale jashte Protestes Qytetare dhe te krijoj Kuvendin Kombetar.

Ky Kuvend do jete partia e 101 qe ka Shqiperia.

Protesta eshte Parti e Rinise Shqiptare, ku cdo njeri eshe kryetar dhe njekohesisht antar, eshte pasuria me e cmuar e kombit tone.

Pasi per nje muaj protestuesit nuk pranuan te kishin nje drejtim me parti politike, por menxyra me duket se po ndodh: me nderhyrjen e Politikes (partive politike per ta gerryer nga mbranda protesten) u hodh teza, te krijohet nje grup – Kuvend Kombetar.

Protesta e ka Kuvendin Kombetar qe po e mposht Diktaturen, jane pese kerkesat e shpallura qe ne ditet e para. Cfare ndodh po u krijua Kuvendi Kombetar:  – Do percahen protestuesit, do filloi rremuja e kryesimit, apo nuk jemi ne shqiptaret qe tentojme per te drejtuar.

Kuvendi Kombetar nuk eshte tjeter vecse nje Kulle Babeli. Njeri do kerkoje te arrestohet Berisha, dikush do kerkoi te ndertohet Cesma e lagjes ku banon, dikush do kerkoj te shkrihet SPAKU, nje tjeter te arrestohet Marjana Koceku, dikush ta shkrijme TV Shteteror, dikush ta shesim token bujqesore, e dikush te shesim dhe lumenjet. Madje do kete nga ata qe kerkojne te nderrojme emrin e vendi tone nga Shqiperi ne Arberi se keshtu bashkohemi me Kosovaret qe duan te ringjallin Dardanine.

Dikush do kerkoje referendum: Te kaloj Lana mes Tiranes apo ta largojme ne periferi.

Keto i kemi degjuar dhe pa Kuvend Kombetar, pa u bere merak, se eshte masa e gjere e Protestes Qytetare  qe i shuan ose i ngre ne lartesi ceshtjet kryesore.

Ja Kambanat e djeshme.

-Sot (28 qershor 2026) një nga protestuesit njoftoi hapin e radhës, që sipas tij do të jetë krijimi i një Kuvendi Kombëtar. Këtë ide ai e shtroi në foltoren e improvizuar dhe mori miratimin e turmës.

“Kam folur për ngritjen e një kuvendi kombëtar,  i jemi futur punës për ta bërë këtë. Janë mbledhur rreth 500 kandidatë potencialë. Në fund do të zgjidhen 300 vetë dhe të gjithë do të dalin këtu para popullit. Asnjë nuk do të vetëzgjidhet apo që do të dalë nga një grup i vogël”, u shpreh një prej protestuesve.

Kujdes: u hodh hapi i pare per shuarjen e zerit te PROTESTES.

Shenim nga J. Brahaj