Ku ndodhet Rungaja?

Rungaja është mal në jugperëndim të rrethit të Korçës me lartësi 1945 m.

Kufizohet me pellgun e Kolonjës në juglindje dhe luginën e rrjedhjes së sipërme të Osumit në jugperëndim.

Ka pamjen e një kubeje me forma të shumta karstike dhe akullnajore (cirqe, lugje e morena).

Në pjesën veriperëndimore të Rungajës buron një nga degët e lumit Osum.

Në periferi të tij ka pyje ahu, halorësh e dushku, ndërsa në pjesën e sipërme ka kullota alpine.

Gaz. Dita