Lulzim Basha

Kryengritja brenda PD-se: 15 deputetë kërkojnë dorëheqjen e Bashës. – Vetëm 3 pro tij. – Alibeaj as pro as kundër

Nga Fjorela Beleshi

8 Mars 2022

Rezultati i votimeve të së djelës në 6 bashkitë, jo vetëm që i dhanë një “shuplakë” politike kreut te PD duke e nxjerrë force e trete,por dështimi në zgjedhje i ka kthyer deputetët demokratë kunder Lulzim Bashës. Anëtarët e kryesisë i kanë kërkuar shefit te selisë blu dorëheqjen nga posti i kryetarit si e vetmja mundësi për te shpëtuar PD duke e futur atë në zgjedhje.

2 nga nënkryetarët e PD, Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj e kanë cilësuar humbje katastrofike rezultatin e PD, madje ky i fundit ndryshe nga tre të tjerët, ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij duke mbajtur pergjegjësinë e tij.

Përvec Sekretarit të Përgjithshëm, edhe tre deputetët Arbi Agalliu, Orjola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku janë në të njëjtën linjë me shefin e tyre duke e argumentuar se nuk është koha për llogari.

6 marsi, Salianji: S’mund të mbyll sytë dhe të fshihem, Basha fatkeqësisht barrë e rëndë për opozitën. Të tërhiqet

Nënkryetarja Jorida Tabaku ka zgjedhur të mos ishte e pranishme në këtë takim. Të njëjtën rrugë kanë zgjedhur edhe Alfred Rrushaj, Dhurata Çupi sëbashku më Korreshin.

Mësohet se nënkryetari Enkelejd Alibeaj nuk ka qenë as pro as kundër Bashës por ka folur për gjetjen e një mundësie apo mekanizmi që bashkon PD-në duke shtuar se tashmë është fakt që kjo që po i ndodh PD është moment i zi dhe që tregon se e përçarë dhe në këto kushte nuk mund të vijë në pushtet.

Pasditen e sotme Lulzim Basha do të përballet edhe me kryetarët e degëve të PD.

Basha i “tremb” me Berishën, Duma: Lideri, 90% i partisë. Keni humbur shumë beteja. Kërkohet rihapja e garës

Kundër Bashës

1- Agron Gjekmarkaj Dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit

2- Grida Duma Nënkryetare

3- Helidon Bushati,

4- Ramadan Lika,

5- Emilia Koliqi

6- Elda Hoti

7-Lindita Metaliaj

8- Xhelal Mziu

9- Ferdinad Xhaferri

10- Lefter Genjtenja

11 – Dashnor Sula

12- Ilda Dhori

13- Kasem Mahmutaj

14- Ervin Salianji

15- Selaudin Jakupllari

16 – Eralda Bano

……

Pro Bashes

1- Arbi Agalliu

2- Orjola Pampuri

3- Kreshnik Collaku

Nuk kanë qenë të pranishëm mbrëmë në mbledhjen e grupit PD

Jorida Tabaku

Dhurata Çupu

Alfred Rushaj

Saimir Koreshi

Nga OraNews