‘Krimi godet ku e sa herë mundet dhe Sandër Lleshaj hesht paturpësisht’. –

22 Mars, 2019

Pas vrasjes së mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasnit, ku një atentat mafioz mbeti i vrarë avokati Ravik Gurra, ka ardhur edhe reagimi ish deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, pavarësisht situatës së rënduar kriminale në vend, vazhdon të procedojë si kriminelë qytetarët që protestojnë kundër shefit të tij politik.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë:

LLESHAJ NË DREJTIM TË PADITUR

Tjeter ekzekutim mafioz, kete here ne Elbasan e policia e Sander Lleshajt vazhdon te rregjistroje statistika. Vazhdon te kujdeset te procedoje penalisht si te ishin kriminele, qytetaret qe protestojne kunder shefit te tij mafioz.

Angazhim morboz i policise per t’i hequr friken shefit te tij, e vazhdon te lere pas dore sigurine e qytetareve. Krimi godet ku e sa here mundet e Sander Lleshaj hesht paturpesisht, ndersa shefi i vet ta ni ka vetem nje detyre halli: si te shpetoje karriken e vet!

Shqiperia, vend i NATO-s eshte katandisur ne diten me te zeze, me siguri zero per qytetaret e administraten qe vihet ne rresht per te krijuar sfondin numerik per shfaqjet e padenja te nje kryeministri te rene tashme!

Ky nuk eshte stabilitet demokratik! Ky eshte rregjim diktatorial qe mbeshtetet tek forca policore ndaj qytetareve qe nuk durojne me! Diktaturat shemben ne cdo vend, edhe ato me demokraci hibride! Ky eshte nje mision qytetar, qe te gjithe bashke duhet ta permbushim!

Jo Regjimit Policor! Po Shqiperise Si Gjithe Europa