Krijohet druri që përkulet e nuk thyhet.

Krijohet druri që përkulet e nuk thyhet.
20 Shtator 2026
Inovacioni që i jep drurit elasticitet.
Krijohet druri që përkulet e nuk thyhet. Kjo është arritur falë një solventi ekologjik që është përdorur mbi të, duke e kthyer në të butë, por në mënyrë të përkohshme, e ndërkohë mund të modelohet sipas dëshirës.
Metoda inovatore është përshkruar në revistën Communications Materials dhe ndryshe nga teknikat aktuale nuk kërkon shpenzim të lartë energjitik, as solvente kimike.
Druri është një material gati perfekt për shumë aplikime në ndërtim, pasi është i biodegradueshëm, ekonomik, rezistent, por me strukturë të ngurtë që kufizon përdorimin.
Aktualisht eksistojnë disa solucione që e zbusin përkohëshisht, por janë kimikate që ndikojnë në dobësimin e strukturës së tij dhe njëkohësisht kërkojnë shpenzim të lartë energjitik.
Aktualisht është në fazë brevetimi dhe po punohet për optimizimin për degë të industrisë ku kërkohet më shumë, si prodhimi i instrumenteve muzikore ku kërkohet lakimi i formave të tij, lodrat për fëmijë, mobilim e Interior Design.
