Kreshnik Spahiu publikon pamjet: – Në këto momente kur bota po “digjet”, shini çfarë po ndodh në Himarë.

4 Prill 2020

Numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në rreth 1,1 milion.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 60,115.

Kjo situatë e frikshme ka sjellë izolim në shumë shtete të botës.

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu shprehet se në këto momente të rënda, Himara po mbushet me flamuj të “Vorio-Epirit”.

Kreshnik Spahiu shkruan:

“PO NDODH: Në këto momente kur bota po “digjet”,
#Himara krihet me flamuj të “Vorio-Epirit” duke tentuar ta greqizojnë Shqipërinë dhe të ringjallin kryq-zatën separatiste në vigjilje të Pashkëve…”.

Flamuri i Vorio Epirit Himare 4 prill 2020

Nga Gazeta Sot