“Kosova është e jona!”/ Protestuesit në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në Hagë: Liri për çlirimtarët!

17 Shtator 2026
Në vijim të protestës së 109-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët në Tiranë kanë shprehur edhe mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjatë marshimit, protestuesit janë ndalur te busti i Adem Jasharit në rrugën e Durrësit, ku kanë zhvilluar një moment solidariteti në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-pjesëtarëve të saj.
Në këtë ndalesë, qytetarët kanë kënduar këngë patriotike, mes tyre “Mora fjalë”, këngën kushtuar Adem Jasharit, ndërsa kanë shoqëruar momentin me thirrje në mbështetje të çlirimtarëve.

Protestuesit në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në Hagë: Liri për çlirimtarët!
Liria ka emër!”, “Kosova është e jona!”, janë brohoritur nga protestuesit. “Liri për çlirimtarët!”, ishte një tjetër prej thirrjeve të dëgjuara gjatë ndalesës te busti i Adem Jasharit.
