Koronavirusi edhe në Greqi, e prekur një 38-vjeçare në Selanik.

26/02/20

Pas Italisë, Kroacisë, Maqedonise se Veriut dhe Serbisë, koronavirusi ka prekur edhe Greqinë. Një 38-vjeçare në Selanik ka rezultuar pozitive me virusin dhe është futur në karantinë.

Autoritetet në Greqi kanë filluar të kërkojnë personat që ka takuar 38-vjeçarja, për të mos lejuar përhapjen e kronavirusit. Gruaja sapo ishte kthyer nga Italia Veriore dhe dyshohet se është infektuar në zonën e Lombardisë,

Mbërritja e koronavirusit edhe në Greqi, e rrezikon edhe më shumë Shqipërinë par shkak se jemi vend fqinj.

Gazeta mapo.al