Kongresi i PS, Sukseset: – Së shpejti çmimi i ri për energjinë elektrike.

9 Prill 2022

Rritja e çmimit të energjisë duket që do jetë shumë e shpejtë. E paralajmëroi kryeministri Edi Rama në kongresin e PS-së duke e quajtur si një angazhim të atyre që ai i quan të pasur për të përballuar krizën energjetike që thotë se është shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë e popullit sepse janë më të pasur.  Nuk ka asgjë më normale dhe më të natyrshme sesa ne të shkojmë kundër rrymës të vetë sistemit për të mos lejuar që pensionistët tanë që konsumojnë 25 % të energjisë” tha Rama.

Më 31 mars Kryeministri tha se po bëhet një studim për të parë nëse familjet e pasura mund të paguajnë më shumë në faturën e energjisë.

Ende është e paqartë se sa do jetë kjo rritje çmimi dhe cilat kategori do preken.