Edi Rama: – Unë e di që ka rënë fare pazari në këtë vend, për të kuptuar nderin e të qenit përfaqësues i popullit, në parlament, në qeveri, apo në këshill bashkiak.
Edi Rama: – Unë e di që ka rënë fare pazari në këtë vend, për të kuptuar nderin e të qenit përfaqësues i popullit, në parlament, në qeveri, apo në këshill bashkiak.
9 PRILL 2022
Shpërthen kryeministri Rama, trondit me deklaratën: Do ju kap prej veshi dhe do ju çoj në…
Kryeministri Edi Rama është distancuar edhe njëherë përmes deklaratave të tij, nga të gjithë të korruptuarit nga gjirizi i PS-së. Në fjalën e tij të gjatë në Kongres, ku shihet në djersë i gjithi, Rama tha se nuk mund të jetë e largët dita, që një ditë të çojë vetë ndonjë prej të korruptuarve në SPAK.
“Do më shikoni ndonjë ditë mua te dera e SPAK, me ndonjë prej këtyre prej veshi, edhe deputetët, se nuk po flas për nivele të tjera, që i zgjedhim në emrin e PS-së. Natyrisht që zgjedhjet tona kontestohen hera herës se këta të kolltuqeve, e mendojnë parlamentin si akademi e shkencave.
Nuk është që ti zgjedhim deputetë dhe ti mbrojmë ne, është puna që ata të mbrojnë zgjedhësit, të mbrojnë PS, të më mbrojnë edhe mua. Ta mendojnë dhe atë skenën e Guliverit me liliputët, të jap llogari unë se duan të bëjnë filma me kauboj.
Unë e di që ka rënë fare pazari në këtë vend, për të kuptuar nderin e të qenit përfaqësues i popullit, në parlament, në qeveri, apo në këshill bashkiak”, tha Rama.