Kisha Shën Jovan Bigori, ose Shenjt Jovan Bigori, Diber, Maqedoni e Veriut.

(Lajme Arkiv).

Dokument qe ishte kishe shqiptare !Në arkivin shtetëror të Maqedonisë janë disa nga dokumentet më të reja që tregojnë se Kisha Shën Jovan Bigori, ose Shenjt Jovan Bigori, siç shkruhet në këto dokumente deri në vitin 1945 ka qenë nën kompetencat e kishës autoqefale shqiptare. Letërkëmbimi midis Kryetarit të kishës ortodokse shqiptare për Rekën e Epërme, Peco Novaku me Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë është bërë në gjuhën shqipe, ndërsa festat kombëtare, si 28 nëntori – Dita e shpalljes së pavarësisë është festuar në manastirin Shën Jovan Bigori. Historiani Skënder Hasani thotë se manastiret e shekullit X, XI dhe XII në territorin e sotëm të Maqedonisë argumentojnë prezencën edhe në këtë pjesë të trungut arbëror dhe jo rastësisht si objektet e tjera të etno- kulturës shqiptare të antikitetit dhe mesjetës ishin në shënjestër të asgjësimit nga mekanizmat shtetërore. “Kjo bëhet me synim që të asgjësohet kontinuiteti historik i shqiptarëve dhe pastaj të dilet me teza pseudo shkencore si ato të akademisë se gjoja shqiptarët paskan ardhur pas shekullit të XVII”, thekson ai. Ai sqaron se frymën shqiptare të manastirit Shën Bigori e tregon edhe fakti që shqiptarët ishin të parët që shkuan për të shuar flakët që kapluan Shën Bigorin, pasi siç thotë Hasani e ndienin zhdukjen e historisë kombëtare.

Kisha Shën Jovan Bigori, ose Shenjt Jovan Bigori, Diber, maedoni e Veriut.

“Biblioteka e këtij manastiri ishte një pasuri e rrallë me dorëshkrime unikale që tashmë u zhdukën plotësisht. Me to përpiqet të humbet historia arbërore”, thotë Hasani. Për Djegien e Shën Bigorit, Qendra Nacionale për Konservim kërkon përgjegjësi nga Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila ka ndërtuar pa leje pranë bibliotekës një furrë pjekjeje. Ndërsa historiani Nebi Dervishi fajin ia lë drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzmanit, i cili lejoi që në një objekt të shkallës së parë të mbrojtjes, siç ishte manastiri i Shën Jovan Bigorit të ndërtohet furrë pjekjeje. “Gjithçka është bërë me qëllim për të zhdukur këtë pjesë të historisë së Kishës shqiptare”, thotë Dervishi. Javën e kaluar u dogj manastiri i Shën Bigorit, njërit prej manastireve më të vjetra shqiptare që kishte mbet gjallë në këto hapësira.

Nga: ÇËSHTJA SHQIPTARE, 2 August 2013 – (ne faqen Ridvan Muslija)