Kapet rob ushtari rus qe bashkshortja i dha leje t’i përdhunoje gratë ukrainase

25 PRILL 2022

Kapet rob në Ukrainë ushtari që mori leje nga bashkëshortja të përdhunonte gra ukrainase. Lajmin e bën të ditur ish-deputeti i këshillit të qytetit, Ilia Ponomarev.

Kujtojmë se publikimi i telefonatës që 27-vjeçari rus Roman Bykovsky bëri me bashkëshorten shkaktoi zemërim dhe reagim ndërkombëtar.

Në audion e publikuar, Olga Bykovskaya dëgjohej ndërsa i thoshte ushtarit rus që e lejonte të përdhunonte gra ukrainase për sa kohë që do të përdorte mbrojtje.

Të rinjtë rusë u identifikuan disa ditë më parë nga gazetarët ukrainas të grupit investigativ ‘Skhemy’.

Ushtari 27-vjeçar ka marrë pjesë dhe në aneksimin e Krimesë. Familja nga rajoni i Oryol-it, që nga viti 2018 jetojnë në Krimenë e pushtuar dhe kanë edhe një fëmijë.

Pjesë nga biseda telefonike:

Gruaja: Shko e përdhuna gra ukrainase, në rregull? Por mos më thuaj asgjë.

Ushtari: Mundem?

Gruaja: Po, ta lejoj, por përdor prezervativë.

Nga Gazeta Sot