“Kanë ardhur përfaqësuesit e ministrisë këtu e bëjnë dëgjesa fshehurazi nëpër ferra”. – Situate e tensionuar ne Bajkaj Delvine.

19 GUSHT 2020

Është tensionuar dhe ka arritur në përplasje fizike situata në Bajkaj të Delvinës, mes banorëve të fshatit dhe përfaqësuesve të firmës që kanë marrë përsipër të hapin guroren në këtë zonë.

Banorët thanë se nuk ishin lajmëruar për dëgjesën publike.

Në videon më poshtë, duket një turme njerëzish të cilët konfrontohen me njëri- tjetrin. Aty ka qenë e pranishme dhe nënkryetarja e Bashkisë së Delvinës, për të qetësuar situatën.

“Kanë ardhur përfaqësuesit e ministrisë këtu e bëjnë dëgjesa fshehurazi nëpër ferra. Ky është turp”, thanë ata.

Banorët gjithashtu kanë nënshkruar edhe një peticion ku kanë kërkuar që gurorja mos hapet në fshatin e tyre.

Gurorja është planifikuar të hapet në një ish- zonë ushtarake 96 mijë metër katrorë në Qafën e Breshërit.