Kallashnikovë, eksplozivë, granata e detonatorë. – municione të fshehura në Veri të Kosovës

14 Tetor 2023

Pas një aksioni të nisur ditën e sotme u lajmërua nga Policia e Kosovës, se sërish ishin gjetur armë dhe municion luftarak në Veri të Kosovës.

Përmes një komunikimi për mediat, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale publikuan rezultatet pas kontrollit në 7 zona të ndryshme duke nisur nga Manastiri i Banjskës, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani.

Nga kontrollet mësohet se janë gjetur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje të tjera ushtarake.

Kontrollet u zhvilluan në bashkëpunim edhe me EULEX-in e KFOR-in.

Lista e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

  • 87 copë eksploziv të tipit TM 100
  • 3 granata hedhës dore (zola)
  • 1 armë automatike AK-47
  • 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
  • 14 karikatorë
  • Municion të kalibrave të ndryshëm
  • 63 detonatorë elektrik
  • 23 detonatorë mekanik
  • 1 orë për aktivizim
  • 1 granatë dore M79
  • 3 tuba fitila ndezës
  • Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.
  • Kallashnikovë, eksplozivë, granata e detonatorë. – municione të fshehura në Veri të Kosovës

Kallashnikovë, eksplozivë, granata e detonatorë. – municione të fshehura në Veri të Kosovës