Juristja e Ministrise se Arsimit u  paraqit si student ne debat. – Xhunga e përzë nga studio juristen e MASR.

Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “ Dritare me Rudinën”, ish-zv.ministri i Arsimit , Taulant Muka ka zbuluar se një nga të ftuarat në studio, e prezantuar si studente, punon juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Komentin e Mukës e lexoi, edhe drejtuesja e emisionit, gazetarja Rudina Xhunga, duke sjellë edhe debate në studio deri në largimin e juristes.