20 Shkurt 2023

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zhvilluar një vizitë të papritur në Ukrainë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat bëjnë me dije se Biden sapo ka mbërritur në Ukrainë, duke shënuar vizitën e tij të parë në vend që nga fillimi i pushtimit rus.

Ky udhëtim ishte surpizë, pasi Biden kishte planifikuar që ditën e sotme të vizitonte Poloninë dhe javën e kaluar Shtëpia e Bardhë tha se ai nuk kishte ndërmend të kalonte kufirin me Ukrainën fqinje.

Biden është një nga liderët e fundit perëndimorë më të fuqishëm që u nis për në Kiev për të takuar Volodymyr Zelensky-n.

Më herët Ukrainën e kanë vizituar kryeministri britanik Rishi Sunak, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ka pasur spekulime gjatë gjithë mëngjesit të sotëm se një zyrtar i lartë perëndimor mund të jetë për vizitë në Kiev, por asgjë nuk dihej me bindje të plotë. Lajmi është konfirmuar nga deputetja ukrainase Lesia Vasylenko në Twitter.

Gazeta Panorama