20 Shkurt 2023

Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti sot në Kiev, vizita e parë që kur Rusia e pushtoi vendin një vit më parë.

Kjo vizitë erdhi papritmas dhe padyshim që ishte planifikuar në fshehtësi të rreptë. Gjithçka doli në dritë kur u shfaqën videot e para në rrjetet sociale.

Ditën e sotme u spekulua se në kryeqytetin ukrainas po mbërrinte një mysafir i rëndësishëm, për të cilin politikania ukrainase Lesia Vasilenko konfirmoi se ishte Biden.

Meqë ra fjala, kjo është vizita e dytë e presidentit amerikan në Ukrainë që kur vendi fitoi pavarësinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

E para ishte vizita e George Bush në gusht 1991, në prag të rënies së BRSS, kur ai mbështeti pavarësinë e vendit.

Gazeta Dita