Edison Ypi

Jam kurioz.

Nga Edison Ypi

Reforma në Drejtësi do fusi në burg ata që e meritojnë për të zezat që kanë bërë. Jam kurioz të di nëse kjo reformë e shumëpritur dhe e mirseardhur, a do t’i nxjerri nga burgu viktimat e saj, mjeranët që qajnë ditë e natë ngaqë Drejtësia e korruptuar e viteve të shkuara i ka mbyllur në çelik e në çimento pa asnjë shkak ?
Mes mijëra të pafajshëmve, a vrau kurvi ndonjë apo disa që e kishin hak ?
Këllirat që gjatë diktaturës luajtën nëpër skena e ekrane vazhdojnë të cilësohen njëri korifè e tjetri kollos. Cili do jetë ai trim që do u thotë shqiptarëve copë se, për shembull, Telat Agolli ishte një spiun i ndyrë ?
Së shpejti autostrada Tiranë-Durrës do quhet me emrin e atij që e meriton, “Autostrada Esat Pashë Toptani” ose shkurt “Autostrada Toptani”. Kurioz jam ta di kush do ta presi shiritin.
Së afërmi Universitetit të Tiranës do t’i vihet emri i Rilindasit të parë shqiptar “Universiteti Shahin Ypi”. I madh e i vogël do jetë në ceremoninë e inaugurimit të universitetit me emrin e kolonjarit. Me justifikimin se ky veprim sado i mirë është tepër i vonuar, i vetmi që për atë ceremoni s’do ketë asnjë kuriozitet dhe do mungojë, do jem unë.
Dihet se Zëri i Amerikës, ky ishull shqiptaresk që nuk amerikanizon Shqipërinë por shqiptarizon Amerikën, do mbyllet. Ajo që jam kurioz ta di është data e mbylljes, brenda këtij viti apo vitin e ardhshëm, para apo pas zgjedhjeve ?
Tashmë dihet emri i atij që provoi se Avni Rustemi ishte një vrasës me pagesë. Për kontribut të shquar në qartësimin e Historisë së Shqipërisë, sheshi te Pazari i Ri a do quhet “Sheshi Ilir Ikonomi” ?
Myslym Shyri dogji një shqiptar të gjallë me të vetmin arsyetim se “është i pasur”. A dinte të bënte ndonjë gjë tjetër ky përbindësh ?

Edison Ypi

Kam kuriozitet edhe për disa çështje të tjera, si;
A është e vërtetë se Sonila Meço dhe Adi Krasta po mprehin shpatën për situatën, deputetë në legjislaturën tjetër ?
Sa orë gjumë fle hidrocentrali Blendi Fevziu A e ka uraniumin në menunë e përditëshme ky bandill ?
Sa herë në ditë urinon Muç Nanua ?
Mbi çfarë lloj oturaku 10 Ben Blushi ?
Çfarë lloj groshësh ha Kol Balla ?
Pse Bejdo Malua interviston vetëm femra ?
A është e vërtetë se Zotërinjtë Nebil Çika, Vehap Kola, Xhaferr Sadiku, Çelo Hoxha, çdo mëngjez fshijnë bythën me veprat e shokut kurvi dhe historiografinë e Paskal Milos ?
Sa lëkurë njeriu është në gjendje të presi brisku i rrojes derisa të dali jashtë përdorimit ?
Pas sa prerje kokash çmprihet sëpata ?
A inflacionohet gjysma e lekut ?