Ish-ministri: – As PS as PD, ja kush është partia më e madhe në vend që do mbajë Ramën në pushtet me më pak vota se në 2017

9 korrik 2020

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se megjithëse Rama është në kuotat e tij më të ulëta politike, ai do fitojë prapë zgjedhjet për shkak të asaj që Manjani e quan partia e madhe e abstenuesve.

“Nga sa shoh e dëgjoj në biseda me njerëz të njohur e të panjohur, me apo pa parti më është krijuar ndjesia se:
1. Edi Rama është në rrudhjen më të madhe elektorale të karrierës së Tij.
2. Opozita si bashkim numerik nuk është ende përfituese e rrudhjes aë Ramës.

Qartësisht duket se partia më e madhe në vend është partia e ABSTENUESVE.

Po qe se kjo parti mbetet ende kaq e madhe në zgjedhje, dukshëm ajo është në favor të Ramës, pavarësisht konsumit ekstrem të tij” – shkruan Manjani.

Ai shton se Rama po kryen 4 lëvizje të cilat do ta mbajnë në pushtet edhe me më pak vota se në 2017.

“Normale është që Rama do bëjë çdo gjë që ta mbajë parti abstenuesish sa më të madhe. Në çdo rast objektivi është që opozita të mos jetë përfituesja më e madhe nga radhët e abstenuesve të shumtë që janë sot.

Ka disa mënyra për të realizuar këtë “objektiv”, por më të njohurat janë:

1. Të fusë në listë disa emra që joshin vota absenuesish. (Këtë e bëjnë dhe parti të tjera nornalisht).
2. Të përdorë propagandë baltosje dhe që nxit neveri për të gjithë politikën në tërësi. Edhe shtimi i numrit të skandaleve publike këtë synim ka.
3. Të nxijë në maksimum opozitën si të përçarë të paaftë për të qeverisur dhe të dobët politikisht.
4. Të krijojë apo të nxisë krijimin e partive të reja, të cilat joshin vota gri duke sharë qeverinë, Atë vetë, por dhe opozitën.

Më këtë llogjikë nëse arrin të shmangë edhe garën me koalicione dhe të shtojë pavlefshmërinë e votave duke komplikuar votimin e numërimin me lista të hapura, ai mbetet në qeveri edhe më më pak vota se në 2017-ën.

Pra listat e hapura Rama i do vetëm për të shkatërruar votimin, jo për demokraci.

Synimi real është që të çojë rezultatin zgjedhor në një diferencë të ngushtë ose barazim. Pastaj fillon pazari si do ai. E përsëris, kjo është një analizë bazuar në ndjesi jo mbi bazë sondazhesh” – shkruan ish-ministri i Drejtësisë.

d.a. / dita