18 Shkurt 2023

Ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi është shprehur në mbështetje të kauzës së opozitës për mbrojtjen e Parlkut të Butrintit, duke anuluar procedurat kncensionare të nënshkruara nga qeveria “Rama”.

“Ju përgëzoj për punën tuaj të shkëlqyer për të rivendosur dinjitetin e shtetit shqiptar dhe për të forcuar më tej lidhjet e vërteta SHBA-Shqipëri”, shprehet Dioguardi.

Lajmin e bën me dije deputetja demokrate Ina Zhupa e cila njofton se ka marrë letrën në mbështetje të betejës së Butrintit, nga ish-kongresmeni Joseph DioGuardi.

“Letra që më ka adresuar ish kongresmeni Joseph DioGuardi më mbush me përgjegjësi dhe krenari për betejën e drejtë që po zhvilloj për Butrintin!

Ish kongresmeni me origjinë arberëshe është gjithmonë zë i parë kur flitet për interesat kombëtare të shqiptarëve. Kongresmeni DioGuardi ishte njeriu i parë që ktheu vëmendjen e gjithë Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Kosovën dhe gjendjen në të cilën ishte vendi.

Është kënaqësi të njoftoj që kongresmeni ka shprehur angazhimin e tij për të ardhur në Shqipëri dhe do të jetë prezent në krahun tim, në krahun e Butrintit, në krahun e shqiptarëve, në krahun e kushtetutës në seancën publike që do zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese”, thekson Zhupa përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa hKongresmeni DioGuardi shprehet ndër të tjera “jam i bindur se veprimet e AADF për të marrë përsipër menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nuk përfaqësojnë as objektivat e politikës së jashtme të qeverisë së SHBA dhe as qëllim legjislativ të Kongresit të SHBA”.

Nga OraNews