Inteligjenca amerikane: Putini i frustruar, ka shpërthime zemërimi në rrethin e tij të brendshëm

Nga OraNews

1 Mars 2022

“… Ai mund të përfundojë duke e dyfishuar dhunën dhe sulmin …”

Sipas burimeve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara presidenti rus, Valadimir Putin po bëhet gjithnjë e më i frustruar nga betejat e tij ushtarake në Ukrainë.

Kështu ka bërë me dije dy ish-zyrtarë aktualë amerikanë për degën e Sky News NBC News.

Ata thanë se Vladimir Putin ka drejtuar shpërthime zemërimi te njerëzit në rrethin e tij të ngushtë mbi gjendjen e fushatës së tij ushtarake dhe sanksionet mbarëbotërore të veprimeve të tij.

Zyrtarët paralajmëruan se ai mund të përfundojë duke e dyfishuar dhunën dhe sulmin si rezultat në Ukraine.

“Ai qartësisht është kapur t i befasuar nga madhësia e rezistencës ukrainase. Ai është izoluar. Ai nuk ka qenë shumë në Kremlin.” – i tha MSNBC senatori Mark Warner, kryetar i komitetit të inteligjencës.