Integrimi europian, Shqipëria mbyll kapitullin 20 të negociatave, Deliu: Mbyllja është provizore, kapitulli ende mund të rihapet

13 Tetor 2026
Shqipëria ka mbyllur kapitullin 20 të negociatave me Bashkimin Europian, që lidhet me politikat e sipërmarrjes dhe industrisë. E ftuar në një intervistë për Ora News, ekspertja e çështjeve të integrimit, Nirvana Deliu, shpjegoi rëndësinë e këtij kapitulli, detyrimet që duhet të përmbushë vendi dhe procesin e vlerësimit nga institucionet europiane.
Deliu bëri të ditur se Shqipëria ka hapur të 33 kapitujt e negociatave, ndërsa me mbylljen e kapitullit 20 shkon në katër numri i kapitujve të mbyllur deri tani. Ky kapitull është pjesë e grup-kapitullit “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse” dhe përqendrohet kryesisht te politikat për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Sipas ekspertes, përmbushja e kritereve nuk nënkupton vetëm përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, por edhe forcimin e institucioneve dhe zbatimin e politikave në praktikë. Vlerësimi nga institucionet europiane përfshin si harmonizimin ligjor, ashtu edhe mënyrën se si zbatohen rregullat dhe çfarë ndikimi kanë ato.
Deliu theksoi se mbyllja e kapitujve është provizore dhe se ata mund të rihapen nëse Bashkimi Europian miraton rregulla të reja që kërkojnë ndryshime në legjislacionin shqiptar, ose nëse vlerësohet se vendi nuk po përparon mjaftueshëm në zbatimin e detyrimeve.
Gjatë intervistës për Ora News, ekspertja komentoi edhe propozimin e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për forcimin e mekanizmave të kontrollit ndaj vendeve të reja anëtare, përfshirë mundësinë e monitorimit deri në 15 vjet pas anëtarësimit.
Sipas Deliut, këto propozime duhen parë edhe si mësime të nxjerra nga zgjerimet e mëparshme të Bashkimit Europian, pasi anëtarësimi nuk garanton automatikisht konsolidimin e demokracisë apo shmangien e problemeve me korrupsionin dhe të drejtat e njeriut. Ajo përmendi gjithashtu nenin 7 të Traktatit të Bashkimit Europian, i cili parashikon masa ndaj vendeve anëtare në rast të shkeljeve të rënda të vlerave të unionit, deri në pezullimin e disa të drejtave, përfshirë të drejtën e votës në Këshill.
Nirvana Deliu: Ne jemi në fazën që i kemi hapur të 33 kapitujt që negociohen. Pra, kapitujt nuk janë gjë tjetër veçse fusha politikash ku përfshihet i gjithë legjislacioni dhe politikat e Bashkimit Europian për një fushë të caktuar. Në kuadër të procesit të negociatave, procesi është i tillë që në fillim duhet që të hapen këto kapituj, dhe ne tashmë e kemi realizuar, dhe pasi Bashkimi Europian vendos disa kritere përmbyllëse mbi çdo kapitull, pra detyrat e shtëpisë le të themi për Shqipërinë për çdo kapitull, në momentin që Komisioni dhe më pas Këshilli vlerësojnë që Shqipëria i ka realizuar këto detyrime, atëherë kapitulli quhet i mbyllur.
Në këtë proces pra, nga 33 kapituj që ne do të duhet që të mbyllim në mënyrë që të përfundojmë të gjithë procesin e negociatave, ne sot mbyllim kapitullin e katërt i cili mban edhe emrin “Politikat e Sipërmarrjes dhe Industriale”, dhe numërohet pra në listën e kapitujve të acquis është kapitulli 20. Është një kapitull që përfshihet në grup-kapitullin që përmban numrin më të lartë të kapitujve që negociohen në grup-kapitullin e tretë, “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”. Në këtë grup-kapitull janë mbyllur dhe dy kapitujt e mëparshëm, kapitulli 25 dhe kapitulli 26 që lidhen me edukimin, shkencën dhe kërkimin shkencor, dhe tashmë me këtë kapitull ne shkojmë në numrin e katërt të kapitujve që kemi mbyllur. Nëse flasim për kapitullin 20, çfarë përmban ky kapitull?
Nga vetë termi kuptohet që lidhet me politikat që Bashkimi Europian ka, sidomos në kuadër të biznesit, me një fokus të veçantë tek SME-të, pra tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, ku kërkohet që nga shtetet kandidate që duan të bëhen pjesë e Bashkimit Europian do të duhet që të kenë një politikë gjithëpërfshirëse për të zhvilluar, për të mundësuar dhe për të mbështetur pikërisht SME-të, pra biznesin e mesëm dhe të vogël, nëpërmjet incentivave dhe elementëve të tjerë që do ta ndihmonin biznesin që të zhvillohej dhe të rritej, por gjithmonë duke mos harruar pjesën e standardeve që do duhet që të respektohen, sidomos edhe në kuadër të zhvillimeve të ndryshme që po ndodhin dhe prioriteteve që Bashkimi Europian ka, siç lidhet me digjitalizimin, siç lidhet me mjedisin dhe ndotjen, apo edhe me inteligjencën artificiale, apo edhe me rritjen e aftësive dhe kompetencave digjitale dhe çështje të tjera pra që janë të shtuara dhe në kuadër të inovacionit dhe të zhvillimeve të ndryshme në sektorin privat.
Pra edhe nga ana e Bashkimit Europian kërkesat janë këto: një politikë gjithëpërfshirëse për SME-të dhe një politikë industriale e bazuar në standardet e Bashkimit Europian. Folësi 2: Për ta sqaruar, kur flasim për mbylljen e një kapitulli, pra siç e theksove dhe ti pra bëhet fjalë për mbylljen e kapitullit të katërt, është përshtatur politika, por në praktikë sa vijojnë kontrollet? Pra ku bëhet diferenca nëse flasim për mbylljen e një kapitulli, a ka një hendek tjetër le të themi me prakticitetin se si zbatohen në vendin tonë në këtë rast konkret? Folësi Po, shumë e drejtë pyetja juaj. Në fakt procesi është i tillë, pra në momentin që hapet kapitulli Bashkimi Europian publikon atë që njihet si pozicioni negociues i Bashkimit Europian ku bëhet një analizë se ku ndodhet vendi, çfarë ka realizuar deri tani dhe vendosen ato që njihen si kritere mbyllëse, pra të cilat do të duhet të realizohen.
Ajo çfarë është e rëndësishme është që në kriteret mbyllëse nuk përcaktohet vetëm kriter apo detyrim që shteti duhet të harmonizojë ligjin, të përafrojë legjislacionin kombëtar me atë të Bashkimit Europian, të bëhen politikat e duhura, por kërkohet nga Bashkimi Europian edhe rritja e kapaciteteve e institucioneve të duhura, ngritja e institucioneve kur është e nevojshme për të bërë të mundur që zbatimi i këtyre politikave të realizohet ashtu siç duhet. Dhe Bashkimi Europian vlerëson të dyja aspektet, pra edhe procesin se si shteti po shkon me harmonizimin e legjislacionit, por edhe procesin se si ky legjislacion më pas përshtatet edhe zbatohet. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe është një element që duhet përmendur është që mbyllja e çdo kapitulli që ne jemi duke bërë theksohet si një mbyllje provizore. Pra një mbyllje e përkohshme.
Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që këto kapituj ashtu si mbyllen mund të rihapen, pra mund të hapen përsëri me kërkesë të Bashkimit Europian. Dhe rastet kur ndodh kjo mund të jetë rasti kur vetë BE-ja ka realizuar një ligj të ri që prek një nga kapitujt dhe kërkon pra tashmë që me këtë direktivë të re apo me këtë rregullore të re që është bërë në nivel europian, do duhet që edhe shteti kandidat ta rihapi kapitullin në fjalë dhe të ndryshojë legjislacionin e tij për t’iu përshtatur me ndryshimet më të fundit ligjore. Por një arsye tjetër pse mund të hapet përsëri një kapitull është dhe rasti kur në fazën e negociatave, në fazën kur po shqyrtohet mënyra se si zbatohet legjislacioni dhe si arrihet impakti, në qoftë se Këshilli apo një shtet anëtar nuk është i bindur që vendi realisht po bën progres, po e zbaton ligjin siç duhet, po realizon ato kërkesa që kërkohen për të arritur mbylljen e negociatave, mund të kërkojë rihapje të kapitullit. Çfarë do të thotë edhe njëherë rinegocim për këtë kapitull. Prandaj ashtu siç neve i mbyllim ashtu duhet të jemi të qartë dhe të vetëdijshëm që këto janë mbyllje provizore dhe në çdo moment, në çdo çast ato mund të rihapen sërish, duke bërë që procesi të ketë si progres përpara por mund të ketë edhe kthim mbrapa.
Propozimet e komisionit në fakt ishin me shumë interes për t’u parë dhe për të kuptuar se kush është qëllimi. Nga njëra anë është shumë e rëndësishme që shikojmë një komision që është i nxitur dhe kërkon një zgjerim të Bashkimit Europian dhe nuk po bëhet më fjalë tashmë për një vend por po shikohet që kërkon një zgjerim të disa vendeve, si të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe të vendeve të partneritetit lindor si Ukraina apo Moldavia. Sigurisht duhet parë këto propozime jo në vazhdën që po i bëjnë sepse kanë një problem me ne apo kanë një pasiguri apo pabesim nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sigurisht ne tani me historinë kemi treguar që nuk kemi qenë vendet që kemi arritur dot të kemi një demokraci të fuqishme, që të jemi një vend që ta konsolidojmë institucionet demokratike dhe shtyllat e shtetit të së drejtës, por më shumë unë do ta shikoja si mësime të nxjerra nga vetë Bashkimi Europian në zgjerimet e mëparshme që ka bërë.
Dhe fakti që të qenurit pjesë e Bashkimit Europian nuk nënkupton që ti do vazhdosh të jesh një vend demokratik, që nuk do të kesh problematika, që nuk do të kesh probleme me korrupsionin apo me shkeljen e të drejtave të njeriut. Mekanizma për të menaxhuar vendet anëtare problematike le të themi, Bashkimi Europian i ka të parashikuara tashmë, pra është ai neni 7 i famshëm që mund të çojë deri në pezullim të të drejtës së votës.
