Ilir Meta

31 Korrik 2022
Nga: Gazeta Koha, Prishtine.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se mbështet plotësisht vullnet e institucioneve të Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në gjithë territorin.Meta në një postim në Facebook ka dënuar sulmet ndaj forcave të Policisë së Kosovës, ndërsa ka shtuar se reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran.

“Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran”, ka shkruar Meta.