Ilir Meta paralajmëron zhvillime të bujshme, flet për zgjedhje të parakohshme: Brenda vitit jam në garë, ndoshta më herët

3 SHKURT 2022

“Brenda vitit do të më keni në garë,“- kështu tha numri një i shtetit, Ilir Meta. Gjatë intervistës së tij në emisionin ‘Frontline’, kreu i shtetit Ilir Meta tha se do të jetë gati për zgjedhjet e radhës, duke mos e përjashtuar mundësinë që para tyre vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por nuk preferoi që të qëndronte gjatë duke komentuar opsionin e garimit për të marrë drejtimin e qeverisë.

“Duhet ta keni të qartë asnjë përgjegjësi Ilir Meta për 25 prillin apo 6 marsin, Ilir Metën do ta kenë në garë të vërtetë dhe të papara dhe brenda një viti rasti më ekstrem do të jenë zgjedhjet e përgjithshme vendore. Në një vit ne do të kemi zgjedhje të përgjithshme vendore dhe Ilir Meta do të marrë pjesë.

Në mos ka zgjedhje edhe më herët,”-tha Meta në fjalën e tij.

Gazeta Sot