Henze: – Shqipëria është burgosur, as në Pekin nuk është bërë kjo me ushtri në rrugë dhe njerëz të mbyllur brenda

07/04/2020

Në rrjetin social Twitter është publikuar një foto ku tregohet sesi ushtria pengonte dhe kishte dalë kundër popullatës që ishte në sheshe përgjatë trazirave të forta apo revulucioneve për rrëzimet e sistemeve në botë. Një paralele është hequr edhe me situatën në Shqipëri, përkatësisht në Durrës ku shihen tanket dhe makinat e rënda të Forcave të Armatosura, që prej më shumë se 3 javësh të cilat kanë marrë në kontroll jetën në vend.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Martin Henze, i cili e quan jo normale daljen e Ushtrisë Shqiptare në rrugë dhe që vendi është në shtetrrethim.

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së ( parti qeverisëse në Gjermani) teksa thotë se në Pragë komunistët nuk e kanë toleruar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, por që sipas tij në Shqipëri është rritur prej 7 vitesh.

Nga ana tjetër, teksa thotë se Shqipëria është në burg, për të në Pekin ku shteti është super i fortë, sipas tij nuk mundi t’i pengonte njerezit që të rrinin në rrugë dhe të zbatonin të drejtat e tyre, pra për rrëzimin e diktaturës.

Gazeta Koha e Jone