Neritan Ceka

HEC-i në Holtë, flet Neritan Ceka: – Ta zgjidh POKURORIA. Ministri Klosi nuk është i SINQERTË, po mbron dikë atje. –

22:04 28-

Ish-politikan dhe anëtari i Forumit të Trashgimisë Kolturore, Neritan Ceka, ka thënë mbrëmjen e sotme se çështjen për ndërtimin e HEC-it në kanionit e Holtës duhet ta zgjidh Prokuroria.

Sipas tij, për ndërtimin e HEC-it ose fajin e ka Qeveria ose e ka investitori prandaj duhet të zgjidhet çështja në Prokurori.

Ndërsa kur është pyetur për përgjigjet e ministrit Blendi Klosi, i ftuar në studion e “Open” së bashku me të, Neritan Ceka ka theksuar se Klosi po mbron dikë që ka lidhje me kanionin sepse nuk është i sinqertë në përgjigjet e veta.

‘Këta të PD mos të vijnë këtu të bëjnë debat… Të shkojnë në komisionet parlamentare dhe ti bëjnë atje debatet jo të rrinë rrugëve.

Njerëzit po sensibilizohen sapo panë që po lëvizte diçka. Këta japin nga 500 leje dhe pastaj thotë ti ndalojmë. Holtën e kam parë për herë të parë në moshën 20 dhe e kam bredh atë vend këmbë më këmbë dhe e njoh se ç’ është.

Kjo është një cështje e Prokurorëisë. O e kanë fajin këta ose e ka investitori.

Klosi më duket nuk është i sinqertë dhe dik do të mbrojë atje. Unë po të isha ministër do kisha dhënë dorëheqjen’, përfundoi Neritan Ceka.