Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së dalin sot përpara Gjykatës së Hagës, zbardhet çfarë pritet të ndodhë

14 SHTATOR 2021

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin në seancën e rradhës në Gjykatën e Hagës.

Dhoma special në Hagë ka njoftuar se seanca e radhës ndaj tyre do të zhvillohet sot në orën 14:30.

Kujtojmë se Dhomat e Specializuara e konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së më 26 tetor të vitit 2020.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari dhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte.