Habit me deklaratën Sazan Guri, tregon çfarë i ndodhi në studion e doktor Piperos: I interesonte më shumë…

12 NËNTOR 2020

“ … Jam puthur me plakat sa të duash ti”, rrëfeu ai.

Sazan Guri i ftuar në emisionin ‘Roped with Olsi’, ka treguar një histori që i ka ndodhur në studion e doktor Pëllumb Piperos, e cila padyshim ka shkaktuar të qeshura.

Sipas Gurit, Covidi nuk infekton vajzat dhe gratë nga mosha 15 deri 45-vjeçe, pasi lidhet drejtpërdrejt me jogan.

“Piperos i jam betuar për një gjë kur vajta te studio e tij kishte shumë gra dhe unë kam një bindje tjetër nga joga se vajzat dhe gratë 15 deri 40-45 vjeçe nuk i kap covidi. Të lutem thuaje me zë të lartë, i thash. Atij i interesonte të kishte sa më shumë pacientë të frikësuar, të trembur, të tromaksur. Ishte një zonjë atje, dhe më tha, mos i rri afër djalit tim. Ca thua i thash, unë e ha covidin, e shkërrmoq. Edhe ajo më shikonte kështu. O moj nuk e beson ti, unë e kam shkërrmoqur, kam takuar 2 mijë plaka, kam ndarë ndihma. Jam puthur me plakat sa të duash ti”, rrëfeu ai.

Gazeta Sot