GURI I PLAKUT (Art sipas psikologjise etnokulturore)
Autor i ktyre gdhendjeve Nikoll Kerhanaj vete shkruan.

Eshte gur natyral, i nxjerrur nga nëntoka, pak’sa i përpunuar nga dora e njeriut, me vegla pune (1990)… Fytyrë natyrore e njeriut. Rreth Gurit qëndrojnë edhe 12 guraleca në cilësinë e dëshmitarëve juridik të cilëve u bën dritë Shandani për të lexuar historinë kanunore. Njëherit shërben edhe për kujtim brezash, në mes te të cilëve gjendem edhe unë (Nikollë Kërhanaj).

Ne foto: Nikoll Kerhanaj

“Guri i Plakut”; Gur-objekt i kultit, gur i betimit (besë), besës e besnikërisë, burrërisë, gur i kufirit (mexhës) e i sullit. Forca e tij magjike mjet ndërtimi e i punës shekullore në Zym do të jetë fatprurës, i mbarësisë familjare, trashëgimisë e përjetësisë në gjenerata-sikur “ILISI BINJAK”. Unë, njeri veprues, guri mjet ndërtimi, jeta në gurë, dalta e çekani-vegla mjeshtrie dhe Shandani për dritë jete do të marrin atributin e kultit, me cilësi të mbinatyrëshme çudibërëse: mbrojtje nga e keqja, sherim nevojëtarësh, shtim në prodhim te të mirave materiale.

Nikollë Kërhanaj: 
Eshte studiues, mbledhes dhe dokumentues i Trashegmise Kombetare, jeton ne Zym.