8 Nentor 2022

Gazetari Lavdrim Lita thotë se Grida Duma nuk shkëlqeu në Partinë Demokratike, duke mos arritur të fitojë personalisht si deputete apo drejtuese politike. Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se lajmi për lënien e mandatit nga ana e saj, është normal.

“Besoj se është një lajm deri diku normal. Nuk është se Grida Duma si deputete, drejtuese politike apo si ish-kandidate për Bashkinë Durrës ka shkëlqyer apo ka ndonjë fitore të jashtëzakonshme. Shpresoj që karriera e saj e ardhshme të jetë më e suksseshme sesa ajo në politikë”, theksoi ai.

Grida Duma e cila në një dalje për mediat njoftoi se ka lënë mandatin e deputetes tregoi se çfarë nuk do i fal politikës.Ajo u shpreh se politika e llumit dëmtoi dhe djalin e saj, ndërsa shpreson që këto goditje të kenë qenë mësim për të.

Gazeta Sot