Grabitjane Rinas, gjendet një trup i vdekur. –

Dyshohet se trupi i pajetë ka lidhje me grabitjen e ndodhur sot rreth orës 15:00 në aeroportin e Rinasit.

9 Prill, 2019 16:25

TIRANE- Gjendet një i vdekur pranë Rinasit. Sipas informacioneve të para, policia ka gjetur një trup të pajetë pranë lumit Tërkuzë, rreth 10 km nga Rinasi.

Dyshohet se trupi i pajetë ka lidhje me grabitjen e ndodhur sot rreth orës 15:00 në aeroportin e Rinasit.

Sipas njoftimit te Policise:

  • Gjatë ndjekjes nga Policia në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.