Gjyqtarët të mos japin mandatet e 30 qershorit

Gjyqtarët, ku kandidatët e votimeve të shfuqizuara me dekretin e Presidentit, do të paraqiten për të marrë mandatin e paligjshëm, kanë dy mënyra për të mbrojtur shtetin e së drejtës nga sundimi mafioz i një personi të vetëm.

– Flet Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi.  Të mos japin mandatet, duke vërtetuar pavlefshmërinë e 30 Qershorit.
Të pezullojnë gjykimin, për shkak se çështja nuk mund të zgjidhet para se Gjykata Kushtetuese të vendosë për dekretet e Presidentit të Republikës.
Sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur, Dekretet e Presidentit të Republikës janë në fuqi dhe të detyrueshme për zbatim.

Kushdo që pohon të kundërtën, nxit anarkinë, nxit vetëgjyqësinë, nxit anormalitetin. Këta gjykatës kanë dorë të vendosin nëse shqiptarët do të kenë mundësi të nisin së shpejti bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian apo do të jenë njerëz të izoluar, që jetojnë në një diktaturë të re në shekullin e 21.

Kjo është pengesa e fundit institucionale mes demokracisë dhe diktaturës! Është pengesa e fundit institucionale që Edi Rama të marrë nën kontroll të plotë, me votime të paligjshme, edhe hallkën e fundit të pushtetit në vend, pushtetin lokal. Ne nuk kemi për ta lejuar kurrë që kjo të ndodhë, por mënyra për ta ndaluar me sa më pak kosto për vendin është që gjyqtarët t’i binden ligjit dhe të bëjnë drejtësi përmes ligjit.