19 Tetor 2026

Pamjet që shihni vijnë nga protesta që po ndodh në Tiranë, ku policia vijon të largojë protestuesit, ndërkohë që dy vajza të reja sfidojnë frikën.

Ndonëse në protesta policia nuk kursehet me gazin lotsjellës dhe dhunën, dy vajzat iu qëndrojnë afër efektivëve, dhe ecin bashkë me ta drejt zonës së Shallvareve.