27 Shtator 2022

Deklaratat gazetarja i bëri teksa ishte duke folur në emisionin “Open” në News 24, me 27 shtator ku po diskutohej fati i Ervis Martinaj dhe zhdukja e mistershme e tij.

Prishjen e ekuilibrave kriminalë në aksin Tiranë-Nikël -Fushë Kuqe, gazetarja i lidh pikërisht me zhdukjen e 40-vjeçarit.

“Kishte dyshime se kishte marrë pjesë në varrimin e kushëririt të tij, Brilant Martinaj. Po ashtu dy ditë nga data 5 gusht ka një moment tjetër të pamjeve vizuale të tij, në datën 9 babai i tij i thotë prokurorisë se ka humbur kontaktet me të birin e tij. Ky është një hetim i vështirë për autoritetet tona. Prokuroria është duke hetuar”, tha gazetarja.

Gjithashtu ajo shtoi: “Nëse Jeton Lami flet sa lart shkon inkriminimi i policisë. Nëse shteti nuk ndërhyn në trekëndëshin Tiranë-Nikël dhe Fushë Kuqë do të ketë masakër”, tha ajo.

Gazeta Panorama