Gazetari: Balluku, pika ku amerikanët po godasin Ramën, i kanë dërguar disa sinjale rresht

22 Nentor 2025
Gazetari Ferdinand Dervishi, e lidh pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku si goditje të SHBA-ve ndaj Edi Ramës.
“Kjo që po ndodh ka target Edi Ramën dhe jo Belinda Ballukun. SPAK ka FBI-në brenda” – tha gazetari.
I ftuar në MCN TV, Dervishi bëri një kronologji të qëndrimit amerikan me Ramën pas zgjedhjeve të 11 majit.
“Ai nuk ka marrë asnjë urim nga SHBA për fitoren. Dërgoi presidentin në OKB. Vjen Eskobari i Trump dhe nuk e takon. Amerikanët ndërhyjnë për emërimet në qeveri te ministri i jashtëm, apo ai i brendshëm. Është ndërhyrë që ajo të mos jetë në ato poste.
Pas kësaj ajo merret e pandehur. Ajo nuk jep dorëheqjen. Vjen pastaj publikimi i dosjes, media mori ushqim. Sërish nuk ndodhi asgjë dhe nuk jep dorëheqjen. Pastaj vjen goditja numër 3, kur gjykata e pezullon dhe vjen akuza e dytë, ku ajo është e dyshuar. Belinda Balluku mund të jetë ai vendi ku ata e godasin më lehtë Edi Ramën”.
Nga: Gazeta Dita
