Fushë-Arrës, një memorial për Terenc Toçin e Qeverinë e Kimzës, realizuar nga biri i kësaj zone, Dod Luli

Memoriali u peruru me date 18 Maji 2019.

Nga: Aleksandër Ndoja

Të pranishëm ishin Beqir Meta, Historian, akademik Maringlen Verli, Xhemal Meçi-Mjeshtër i Madh, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti,  Mark Pal Nika-studiues, Paulin Zefi-Historian, përfaqësues të familjes së Homerit shqiptar Atë Gjergj Fishta, si Pjetër Noka dhe Besnik Paci, ish ministri i bujqësisë Rexhep Uka,  si dhe shumë të tjerë të ardhur nga zona të tjera të Mirditës, Shkodrës e Tiranës.

Në ceremoninë e shpalljes së memorialit ka përshëndetur historian Beqir Meta i cili tha se e kam për kënaqësi që sot marr pjesë në përurimin e këtij memoriali në nderim të qeverisë së parë shqiptare, e cila i parapriu qeverisë më të madhe shqiptare, asaj që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Banorët e këtyre zonave ishin në pararojë të luftës kundër perandorisë osmane, ishin në pararojë të betejave për shqiptarinë për pavarësi e mëvetësinë dhe ata nuk lanë rast pa luftuar dhe përpjekur për të arritur qëllimin e tyre. E ky memorial pikërisht atë dëshmon.

Më tej në një atmosferë festive, tubimi përkujtimor është zhvendosur në qendër të qytetit, ku të pranishmit i ka pëshëndetur N/kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz z. Klementin Syla, i cili evidentoi rolin historik të Terenc Toçit e qeverisë së Kimzës si dhe angazhimin e birit të kësaj treve, Dod Luli.

Më tej e ka marrë fjalën Dodë Luli i cili ka falenderuar bashkinë Fushë-Arrës për mbështetjen e treguar në vendosjen e memorialit. Zoti Luli ndër të tjera tha:

Studiusi Mark Pal Nika ishte mjaft i qartë në rolin historik të kësaj qeverie e cila përbëhej nga të krishterë, por u mbështet edhe nga muhamedanë. Më tej z. Mark Pal Nikaj:

Kanë përshëndetur edhe historian si Xhemal Meçi, Mark Mesuli etj, ndërkohë që u prit me mjaft interes fjala e nipit të Terenc Toçit, z. Terenzio D’Alenna Toçi i cili u shpreh:

Aktiviteti u mbyll me një koncert artistic të grupeve të ndryshme të Pukës dhe Mirditës, ku i ftuar ishte edhe këngëtari i mirënjohur Gjin Dona. Të pranishmit kanë vlerësuar me nota shumë të larta iniciativën e z. Dod Luli,që kjo vepër e shkëlqyer e patriotëve mirditas të jetë e memorizuar në qendër të qytetit të Fushë-Arrësit.