Furka me akrep

Furka me Akrep: Kult apo mit.
Objektet tradicionale qe ju kane sherbyer te Pareve Tane per pune te ndryshme, mbajne edhe simbole dekorative me permbajtje kulti, miti, dhe ato jane perfaqesuese te artit tradicional arkaik popullor.
– Po publikojme nje furke per tjerrjen e fillit te leshte e punuar dhe perdorur ne Shqiperine e Veriut. Te bie ne sy qe, ne te eshte vizatuar me gdhendje incizim akrepi.

Furka me akrep

– Ne teresine e saje furka eshte pasqyruese e artit popullor, por njekohesisht dhe nje objekt me shume vlere per trashegimine tone kulturore.
– Nuk duhet harruar se akrepi, kishte veti dhe force mbrojtese nga Syri i keq, por me te (trupin e tij) pergatiteshin dhe ilace me efekt nga mjeksia popullore tradicionale.
– Kemi dhe dekorime-vizatime te tjera ne pasurine e larmishme te furkave te gdhendura te cilat si mjet punembaheshin ne dore per nje kohe te gjate.
– Furka qe po paraqesim ne foto ka edhe simbole te tjera; si p.sh. djepin, diellin, henen etj.

Furka me akrep

– Ketu ne nuk po japim nje studim, vetem se nje prezantim, qe te njihemi me kete pasuri pak te studiuar, popullarizuar dhe vleresuar te Trashegimise Tone Kombetare.
Nga vjetersia qe dallohet dhe nga patina (korja) e drurit duhet te jete me shume se nje shekullore. Por duhet te kemi parasysh qe keto furka gdhendeshin duke kopjuar ato te mehershmet, ku meshirohej mjeshteria e drugedhendesit. Prandaj nuk mundet te themi se forma dhe motivet artistike te saj sa te vjetera jane.
Shenimi dhe foto: Jaho Brahaj