Fshatrat shqiptare – Kokaj, Gjilan Kosove.

Kokaj është një fshat në Malet e Karadakut (Malet e Zeza), GjilanKosovë. Vendbanimi Kokaj shtrihet në juglindje të territorit të Komunës së Gjilanit, gjegjësisht në skajin juglindor të territorit të Kosovës. Ky vendbanim i vendosur thellë në Malet e Karadakut është 18 km larg Gjilanit (12,2 km vija ajrore nga qendra e Gjilanit dhe 10,20 km nga qendra e Preshevës dhe 17 km nga Bujanoci). Fshat kodrinor-malor i tipit të shpërndarë, i vendosur në shpatijet e Maleve të Karadakut, në gjerësinë gjeografike veriore prej 42° 23′ 26″ dhe 21° 34′ 46″ të gjatësisë gjeografike lindore. Vendbanimin Kokaj e përbëjnë tri lagje : Lagjja e Poshtme, Lagjja e Epërme dhe në mes të tyre Lagja e Gurinës. Për nga lartësia mbidetare dallojnë lagjet njëra prej tjetrës. Nga 650 m lagjja e Poshtme, 700 m e Gurinës dhe 750-800 ajo e Epërmja. maja më e lartë arrin 860 m lartësi mbidetare.

Territori i fshatit Kokaj kufizohet me atë të Llocës në veri, të Sllubicës në lindje, në jug me Magjeren dhe Ranatocin (që i takojnë komunë së Preshevës) e në perëndim me territorin e Myqëbabës dhe Buricës. Ndryshe territori i fshatit Kokaj shtrihet nga Lumi i Sllubicës në lindje, deri te Lumi Llapusha (Lapushnica) në perëndim dhe nga Kodra e Lestes (Llocë) në veri deri te vendi i ashtuquajtur Zalltare(arë-ranisht) në jug (Ranatoci). Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të fshatit Kokaj është 402,52 ha.

Fshati Kokaj i takon Bashkësisë Lokale të Pogragjës. E tërë Bashkësia Lokale e Pogragjës ka një sipërfaqe prej 50 km² ose 9,7 % të territorit të komunës, në vitin 1981 përbënte 4,3 % të tërë numrit të banorëve të komunës, ndërsa pas luftës edhe pjesëmarrja e popullsisë është edhe më e vogël. Komuna e Gjilanit ka territor prej 253 km² dhe rreth 130.000 banor (vlerësim viti 2003).

Fshatrat shqiptare – Kokaj, Gjilan Kosove.

Fshatrat shqiptare – Kokaj, Gjilan Kosove.

Fshatrat shqiptare – Kokaj, Gjilan Kosove.

Si vendbanim është krijuar para dy shekujve kur banorët e parë erdhën nga vendbanimi i Sanxhakut të NishitKlaiq.

Fshatrat shqiptare – Kokaj, Gjilan Kosove.

Fshatrat shqiptare – Kokaj, Gjilan Kosove.

Fshati Kokaj përbëhet prej tri lagjeve të ndara njëra nga tjetra, e ato janë: Mëhalla e Poshtme, Mëhalla e Epërme dhe në mes tyre shtrihet Gurina, ku edhe është shkolla e fshatit e ndërtuar në vitin 1967, me iniciativën e plakut Nezir Haliti.