Frikë për incidente në festën Kombëtare të Greqisë, policia blindon Jugun, shoqërohet një grua

28 TETOR 2020

Një grua është shoqëruar gjatë ditës së sotme në Këlcyrë, pjesë e shoqatës patriotike, e cila po protestonte ndaj homazheve që po kryhen në varrezat e ushtarëve grekë. Gruaja, që u shoqërua në polici, tentoi t’i afrohej përfaqësuesve grekë me një flamur kombëtar.

Gjatë ditës së sotme, e cila përkon me festën Kombëtare të Greqisë, ka pasur disa postoblloqe të policisë që janë vendosur në zonën e Këlcyrës për të evituar çdo incident të mundshëm.

I pranishëm në homazhet që do të mbahen në Këlcyrë është sot dhe zv.ministri i jashtëm grek për homogjenët, Kostandinos Vllasis si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, dhe ish-deputeti Vangjel Tavo. Sipas mediave informative, pjesë e ceremonisë përkujtimore ka qenë dhe ish-ministri shqiptar Spiro Ksera.

Çdo vit me dhjetëra qytetarë grekë mblidhen në Këlcyrë për të përkujtuar Festën Kombëtare të Greqisë. Autoritetet e vendin fqinj si dhe të afërm të ushtarëve të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo- greke vijnë drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore.

Gazeta Sot.