Franca bllokon ankandin e njërës prej makinave të para llogaritëse në botë

20 Nentor 2025
… Shkencëtarët dhe studiuesit iu drejtuan Gjykatës për ta konsideruar makinën një objekt të trashëgimisë kulturore dhe për ta klasifikuar si një “thesar kombëtar”.
Një nga makinat e para llogaritëse në botë, Pascaline , e shpikur nga matematikani dhe mendimtari Blaise Pascal , nuk do të dalë në ankand siç ishte planifikuar, pasi një gjykatë e Parisit ndaloi përkohësisht eksportin e saj.
Christie’s ka konfirmuar se nuk do ta nxjerrë në ankand Pascaline-n, të cilën Pascal e ndërtoi në vitin 1642.
Vlerësimet, siç raportohet nga BBC , tregonin se makina mund të shiste midis 2 dhe 3 milionë euro . Për Christie’s, ajo ishte “instrumenti më i rëndësishëm shkencor i ofruar ndonjëherë në ankand”.
Shkencëtarët dhe studiuesit iu drejtuan Gjykatës për ta konsideruar makinën një objekt të trashëgimisë kulturore dhe për ta klasifikuar si një “thesar kombëtar”.
Pascal ishte vetëm 19 vjeç kur shpiku versionin e parë të një kompjuteri, sipas Christie’s. Vetëm nëntë nga këto makina ekzistojnë ende.
Makina u përfshi në ankandin e Christie’s për bibliotekën e koleksionistit katalanas Leon Parsé (që nuk jeton më), ku përfshihej edhe veprën filozofike të Pascalit “Pensées” (“Mendime”) dhe botimin e parë të shtypur të “Basti i Pascalit” mbi ekzistencën e Zotit.
Christie’s ka konfirmuar se nuk do ta nxjerrë në ankand Pascaline-n, të cilën Pascal e ndërtoi në vitin 1642.
Vlerësimet, siç raportohet nga BBC, tregonin se makina mund të shitej midis 2 dhe 3 milionë euro. Për Christie’s, ajo ishte “instrumenti më i rëndësishëm shkencor i ofruar ndonjëherë në ankand”. Shkencëtarët dhe studiuesit iu drejtuan Gjykatës për ta konsideruar makinën një objekt të trashëgimisë kulturore dhe për ta klasifikuar si një “thesar kombëtar”.
Pascal ishte vetëm 19 vjeç kur shpiku versionin e parë të një kompjuteri, sipas Christie’s. Vetëm nëntë nga këto makina ekzistojnë ende.
Makina u përfshi në ankandin e Christie’s për bibliotekën e koleksionistit katalanas Leon Parsé (që nuk jeton më), ku përfshihen edhe vepra filozofike të Pascalit “Pensées” (“Mendime”) dhe botimi i parë i shtypur i “Basti i Pascalit” mbi ekzistencën e Zotit.
