Fotot që po qarkullojnë me shpejtësi/ Pipero del me listë në dorë, debaton me familjarët e të prekurve me COVID-19, reagon ashpër Ilir Meta: Pamjet shqetësuese! Reflektim

6 GUSHT 2020

Disa foto po qarkullojnë me shpejtësi në media, ku familjarë të pacientëve që janë shtruar tek Infektivi janë fotografuar teksa mbajnë qese në duar dhe qënrojnë e presin tek perimetri i sigurisë. Ndërsa në një moment mjeku Pëllumb Pipero del me një letër në dorë  dhe debaton me ta.

Mesa duket Pipero iu jep informacione për të afërmit e tyre apo ndoshta përgjigje për shqetësimet që ata kanë.

Pas këtyre imazheve i menjëhershëm ka qenë reagim i presidentit të vendit, Ilir Meta, ku ju ka bërë thirrje që familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre. Presidenti thekson se kërkon reflektim të menjëhershëm nga autoritetet.

Reagimi

Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm.

Gazeta Sot