Foto Album – Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

17 Shkurt 2026
Sheshi u mbush me Flamuj te Kombit Shqiptar dhe te UCK-se.
Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.
Të pranishmit mbajnë flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Republikës së Kosovës dhe flamuj kombëtarë.
Marshi është organizuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe qytetarët nisën protestën me brohorimat “UÇK”, UÇK”. Atyre u janë bashkuar edhe figura politike si Vjosa Osmani, anëtarë e deputetë të PDK-së dhe LVV-së, kreu i grupit PS-së, Taulant Balla, etj.
Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në marshimin e paqes pjesëmarrës dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ashtu si dhe djemtë e Kadri Veselit. Në marshim janë pjesë dhe figura të fushave të tjera përveç politikës, si këngëtari Yll Limani, Festim Arifi, Albina Kelmendi e të tjerë.
Dita e sotme, 17 shkurti, është në Kosovë përveçse një ditë proteste dhe një ditë feste sepse vendi mbush 18 vjet Pavarësi.



















