FOTO- Album: – Bunkerit superluksoz ku do fshihen të pasurit

4 SHKURT 2021

Një bunker superluksoz për t’i shpëtuar apokalipsit. Me 14 kate nën tokë, struktura është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, rreth 450 kilometra larg Kansas City.

Me një çmim prej 1,5 milionë dollarësh mund të blesh një apartament (gjysmë kati), por ka edhe kosto të tjera prej 2500 $ në muaj për mirëmbajtjen.

Kompleksi gjithashtu ka një pishinë, sauna, kinema, poligon qitjeje, bar, shërbim shëndetësor dhe madje një shkollë për fëmijët që nuk duan të humbin mësimin.

FOTO- Album: – Bunkerit superluksoz ku do fshihen të pasurit

FOTO- Album: – Bunkerit superluksoz ku do fshihen të pasurit

FOTO- Album: – Bunkerit superluksoz ku do fshihen të pasurit

Bunkeri prej betoni në fakt u krijua gjatë Luftës së Ftohtë, në fund të viteve 1940, por përgjatë viteve është përmirësuar nga frika e një lufte bërthamore të mundshme mes fuqive të mëdha.

Sot, struktura mund t’i mbijetojë një bombë bërthamore me fuqi 12 kiloton që mund të shpërthejë 1 kilometër larg. Godina ka disa burime energjie, përfshi edhe turbina ere të montuara në sipërfaqe.

FOTO- Album: – Bunkerit superluksoz ku do fshihen të pasurit

FOTO- Album: – Bunkerit superluksoz ku do fshihen të pasurit

FOTO- Album: – Bunkerit superluksoz ku do fshihen të pasurit

FOTO- Album: – Bunkerit superluksoz ku do fshihen të pasurit

Nëse vërtetë ndodh një luftë e tillë, njerëzit brenda godinës do të duhet të presin pesë vite pas shpërthimit të bombës për të dalë jashtë.

Gazeta Shqip