Robert Aliaj

“Fikni televizionin kur te jepet kjo preformance M*ti…

10 MAJ 2022

Këngëtari Robert Aliaj ka reaguar po ashtu ashpër ndaj performancës së Ronela Hajatit në “Eurovision”Përmes një postimi në Facebook, Aliaj thotë se ka ardhur koha t’i jepet fund metodave korruptive alla shqiptarçe në festivalin kombëtar dhe të mos lejohen më performanca të tilla përfaqësuese, të cilën e cilëson vulgare.

Postimi i plotë:

Fikni televizorin kur të transmetohet kjo performancë mu…ti”, acarohet këngëtarja shqiptare.

Ky nuk eshte komenti im. eshte koment i nje reviste frankofone dhe nuk eshte i vetmi.

Koha qe RTSH te marre pergjegjesite e veta dhe ti jape fund metodave korruprive alla shqiptarçe ne lidhje me perfaqesimin tone ne Eurovizion. Sot ne nje tjeter radio prestigjoze flamandofone spikeri duke komentuar Eurovizionin, u shpreh qe nuk do te deshironte qe performancen shqiptare ta shikonin femijet e tij duke e komentuar ate si nje perfaqesim te pa pershtatshem dhe vulgar.
Stop me qokat dhe nivelin skandaloz te festivalit te kenges shqiptare, ngjarjes më te madhe muzikore te vendit. Koha per ndryshim.
Une dua te besoj qe duke filluar nga edicioni i ketij viti, festivali i kenges ne radio-televizion ti nenshtrohet nje reformimi te thelle, gjithperfshires dhe te sinqerte.

Gazeta Sot