Fier: – Moti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë, reshje të dendura shiu, rrufe e bubullima.

18 KORRIK 2021

Raportohet se reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të diel një pjesë të mirë të Shqipërisë. Ashtu siç ishte parashikuar, moti me reshje ka pushtuar edhe qytetin dhe rrethinat e Fierit.

Deri tani nuk raportohet për dëme, ndërsa shiu vijon. Momentalisht situata paraqitet normale, ndërkohë që në qytet nuk paraqiten akse të bllokuar, si pasojë e reshjeve.

Situata është nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa më të frikësuar ndjehen fermerët që kultivojnë prodhimet e tyre në sera, pasi në situata të tilla, më parë, ka pasur edhe dëme në sera. Reshjet shoqërohen edhe me rrufe dhe bubullima. Një pjesë të mirë të qytetarëve këto reshje mes korrikut i kanë gjetur të papërgatitur.