22 Shkurt 2023

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Vlorë. Ditën e sotme sipërfaqja ujore në plazhi është tkurrur.

Deti është tërhequr mbi 100 metra si rezultat i fenomenit të zbaticës.

Fenomene të tilla ndodhin pothuajse gjithmonë në periudha të caktuara të vitit në zonat bregdetare.

Por herët e kaluara deti është tërhequr deri në 50 metra, ndërsa këtë herë, zbatica ka sjellë tërheqje të detit deri në 100 metra.

I njëjti fenomen është regjistruar edhe vitin e kaluar në Vlorë dhe Shëngjin, në datat 21 dhe 22 mars.