“Është shumë ngjitës’/ “Virusi anglez” mbërrin dhe në Itali, mediat: – Simptoma të lehta për një makth të ri

21 dhjetor 2020

 “Virusi anglez mbërrin dhe në Itali”, janë titujt e mediave italiane këtë të hënë, pas konfirmimit të rastit të parë në këtë shtet, të një personi të infektuar me variantin e ri të koronavirusit që u shfaq në fillim në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka vendosur në alarm Evropën.

Një grua nga Roma ka rezultuar e prekur nga ky lloj i ri i koronavirusit dhe së bashku me burrin e saj janë izoluar, shkruan Corriere.it.

Por ky lloj i ri i virusit, nuk ka rezultuar deri tani të ishte më vdekjeprurës ose më rezistent ndaj vaksinave, por është në gjendje të përhapet më shpejt, pras shumë infektues.

“Pak më shumë se një e ftohur. Simptoma të lehta për një makth të ri. “Varianti anglez” i koronavirusit ka mbërritur në Itali disa ditë më parë, por lajmi u bë i ditur vetëm mbrëmë, pas bllokimit të fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar. Avionët e fundit nga qytetet britanike drejt Italisë sollën qindra pasagjerë, pothuajse të gjithë italianë. Nje prej rasteve eshte ai i nje mjeku, i dyshuar pozitiv me virusin e ri, dhe ky rast tashme po hetohet”, shkruan Corriere.it.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, shpjegoi në një intervistë në mediat italiane se Italia si masë paraprake ka vendosur të bllokojë fluturimet për në Britaninë e Madhe, “për t’u dhënë mundësinë shkencëtarëve tanë të kuptojnë shkallën e virusit me të cilin përballemi”.

Fakti që virusi eshte shume ngjites konfirmohet nga profesori Walter Ricciardi, i cili të Dielën tha: “Nuk është një formë më agresive ose vdekjeprurëse, por është shumë më ngjitëse. Në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur një rritje të papritur të rasteve dhe sot ka arritur gati 36 mijë infeksione, një rekord”.

Gazeta Panorama