20 Shkurt 2023

Disa video po qarkullojnë në rrjetet sociale ku njerëzit në Turqi, ende pa marrë veten nga tërmetet e para, janë tronditur përsëri nga dy lëkundje të fuqishme të tokës.

Në video dëgjohen njerëz të cilët të frikësuar ulërasin dhe qajnë, ndërsa vrapojnë për të shpëtuar nga shembja e pallateve.

Dy tërmete tronditën provincën më jugore të Hatay në Turqi të hënën, vetëm dy javë pasi tërmete të mëdha goditën rajonin.

Një nga tërmetet ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri tre minuta më vonë, me magnitudë 5.8 ballë.

Tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 16.7 kilometrash (10.4 milje), ndërsa i dyti në një thellësi prej 7 km (4.3 milje). Të dy janë ndjerë në zonat përreth.

Tërmetet e dy javëve më parë, megjithëse me qendër në Kahramanmaras, 100 kilometra ose më shumë nga Hataj, shkaktuan dëme të mëdha atje.

Gazeta sot